Disfatë për Bostonin, Oklahoma deklason Nju Orlinsin

Dy ndeshje janë zhvilluar në çerekfinalet e “Play Off”-it në NBA, nga një për secilën Konferencë. Në Lindje, ekipi i Majamit fitoi 111-101 në fushën e Bostonit, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Të gjithë titullarët e ekipit nga Florida realizuan mbi 10 pikë, me Tajler Herro që ishte protagonist me 24 pikë e 11 asiste. Adebajo e Martin realizuan nga 21 pikë secili për Majami. Për Boston, dyshja Braun-Tatum realizoi 61 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, skuadra e Oklahoma Sitit udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve ndaj Nju Orlinsit, pas fitores 124-92. Ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që u renditën të parët në sezonin e rregullt. Të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, me Aleksander Shai që ishte protagonist dhe autor i 33 pikëve, mbështetur nga Holmgren me 26 pikë.

Konferenca e Lindjes

Klivlend – Orlando, (2-0)

Nju Jork – Filadelfia (2-0)

Bostoni – Majami, 101-111 (1-1)

Milluoki– Indiana, (1-1)

 

Konferenca e Perëndimit

Minesota – Feniksi, (2-0)

Denveri – L.A. Lejkers, (2-0)

L.A. Klipers – Dallasi (1-1)

Oklahoma Siti – Nju Orlis, 124-92 (1-0)

LEXO EDHE:

Back to top button