Guardiola: Admirimi im për këtë trajner rritet nga sezoni në sezon

Mançester Siti do të luajë ndeshjen e prapambetur të kampionatit ndaj Brajtonit. Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se në këtë ndeshje nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin Erling Haaland.

“Ai nuk është gati.  Nuk është një dëmtim i rëndë, por nuk do të mund të luajë, ndërsa Stouns dhe Foden janë gati. Disa lojtarë të rëndësishëm janë lënduar, por ne jemi ende atje. Jemi në finalen e FA Kupës dhe po luftojmë për titullin në Premier Ligë“, tha Guardiola.

 

“Ne mund t’i fitojmë këto dy trofe ose jo, mund t’i humbasin të gjithë titujt në një javë. Pavarësisht kësaj, skuadra ka performuar jashtëzakonisht mirë këtë sezon. Çdo ndeshje tani është shumë e rëndësishme, sepse çdo gabim mund të jetë fatal dhe kjo është e vështirë për t’u menaxhuar. Ne e dimë se çfarë të bëjmë”, tha Guardiola.

 

“Sot kemi një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, për shkak të mënyrës se si luan Brajtoni. Admirimi im për De Zerbi rritet sezon pas sezoni. Ata kanë pasur shumë probleme. Shpesh u është dashur të shesin lojtarë të rëndësishëm dhe të tjerët janë lënduar duke luajtur në gara të shumta. Por ata gjithmonë kanë personalitet kur bëhet fjalë për të luajtur. Puna që ai ka bërë në Brajton dhe vazhdon të bëjë është e jashtëzakonshme”, tha në fund Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button