Disfatë për Denverin në Nju Jork, Klipers mund San Antonion

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA me ndeshje spektakolare që ishin në program të zhvilluar. Një nga përballjet më të mira të mbrëmjes ishte ajo mes San Antonio Spurs dhe La Klipers, që i takoi mysafirëve me 12 pikë diferencë 116:128.
Ka qenë një duel shumë i fortë mes dy qendrave Ivica Zubac dhe Viktor Vembaniama. Kroati Ivica Zubac shënoi 21 pikë me 22 kërcime, që është rekordi i tij i sezonit. Ishte performanca e dytë më e mirë me kërcime në karrierën e kroatit, pasi ai pati 29 kërcime dhe 31 pikë kundër Indianës në 2022, që ishte edhe ndeshja më e mirë e karrierës së tij. Vembaniama e mbylli ndeshjen me 23 pikë e 12 kërcime.
Ndër ndeshjet e tjera, vlen të veçohet fitorja e Minesotës 121:113 jashtë fushe te Phoenix dhe fitorja e Golden State me 116,109 ndaj Oklahoma City, pavarësisht 52 pikëve të Shai Gilgeous-Alexander.
Rezultatet:
Sharlot – Bruklin 83:104
Uashington – Toronto 82:106
Indiana – Detroit 133:119
Filadelfia – Sakramento 117:104
Nju Jork – Denver 122:112
Majami –Klivlend 106:126
Bostoni – Çikago 122:100
San Antonio – LA Klipers 116:128
Nju Orlins – Dallas 136:137
Feniks – Minesota 113:121
Golden Stejt – Oklahoma Siti 116:109