Aksident tragjik në Shkup, ndërron jetë një 22-vjeçare
Aksident tragjik në Shkup, ndërron jetë një 22-vjeçare

Një vajzë 22-vjeçare ka humbur jetën në aksident trafiku në bulevardin “Aradhet partizane” ndërsa prokurori publik ka kryer tashmë hetim në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake të prokurorisë, aksidenti ka ndodhur kur makina me targa të Shkupit, e drejtuar nga një 20-vjeçar, ka goditur vajzën 22-vjeçare. Nga përplasja vajza ka pësuar lëndime të rënda, duke shkaktuar vdekjen e saj në vendngjarje. Shoferi 20-vjeçar është ndaluar nga policia. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për sigurimin e pamjeve nga vendi i ngjarjes si dhe marrjen e të gjitha veprimeve të tjera për zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat.mk