Juventusi në kaos, tifozët shpërthejnë kundër skuadrës

Atmosfera është gjithnjë e më e tensionuar te Juventusi, sidomos pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Benfikës (0-2 në shtëpi). Në momentin që lojtarët u paraqitën poshte tifozerisë nuk munguan vershëllimat ndaj tyre.

Mes lojtarëve që nuk shkuan të përshëndesin tifozët ishin: Dushan Vlahoviç dhe Daglas Luiz, ndaj të cilëve kritikat kanë qenë të shumta. Po ashtu, edhe trajneri Tiago Motta ka përfunduar në shenjestër.

“Bardhezinjtë” u kualifikuan për më tej në Ligën e Kampionëve, përmes fazës “play off”, por rezultatet si në kampionat ashtu dhe në Europë nuk kënaqin tifozët. Sipas tyre, ky konsiderohet një sezon i dështuar dhe larg pritshmërisë.

Trajneri Motta mori përsipër përgjegjsinë e dështimit në sfidën e fundit, por situata rreth tij po bëhet mjaft delikate. Për momentin fjala “largim” nuk po dëgjohet, por kërkohet reagim në ndeshjen e ardhshme ndaj Empoli në kampionat.

LEXO EDHE:

Back to top button