Distria Krasniqi, në garë për medaljen e artë

Distria Krasniqi ka kaluar në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Kampionia olimpike kësaj radhe ka fituar në gjysmëfinale ndaj xhudistes spanjolle Ana Perez.

Me këtë fitore, xhudistja pejane ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Megjithatë, Distria do të luftoj për të siguruar medaljen e artë për Kosovën në Lojrat Mesdhetare, të cilat po zhvillohen në qytetin Oran.

LEXO EDHE:

Back to top button