Dita Botërore e Shkencës

Dita Botërore e Shkencës

Dita Botërore e Shkencës, çdo 10 Nëntor kërkon të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e punës shkencore dhe synon të angazhojë publikun e gjerë në çështjet e reja shkencore, si inteligjenca artificiale, energjia e rinovueshme, shëndeti publik.

Një qëllim tjetër i Ditës Botërore të Shkencës është të nxjerrë në pah rëndësinë e shkencës për mënyrën se si jetojmë jetën tonë. Ne jemi gjithnjë e më të rrethuar nga teknologjia dhe një nga qëllimet e Ditës Botërore të Shkencës është ta përdorim këtë për të frymëzuar njerëzit të marrin pjesë në aktivitete shkencore.

UNESCO, e sheh gjithashtu si një mundësi për të orientuar komunitetin e gjerë shkencor (përfshirë aktorët qeveritarë) rreth qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta, si paqja në botë dhe çrrënjosja e varfërisë. Shpresohet që, duke e harmonizuar shkencën më shumë me qëllimet shoqërore, shkencëtarët do të fuqizohen të punojnë së bashku për të mirën e të gjithëve.

Një nga kontributet më të mëdha të shkencës është reduktimi i dëmit. Megjithëse nuk ka një përcaktim të pranuar botërisht mbi konceptin e “Reduktimit të dëmit”, gjithnjë e më shumë kohët e fundit ky parim po gjen shtrirje në çdo fushë të jetës.

Reduktimi i riskut është jetësor në sektorin e shëndetit publik, këtu përfshihen programet e vaksinimit, të cilat ndihmojnë kontrollin e sëmundjeve të ndryshme në popullatë. Falë vaksinimit, njerëzit ulin rrezikshmërinë e sëmundjes, duke reduktuar në këtë mënyrë dëmin jo vetëm për individin por të gjithë shoqërinë.

Ndërkohë edhe në industrinë e duhanit, pasi për vite me radhë u testuan mundësitë për reduktimin e riskut, u arritën rezultate të cilat sot janë të disponueshme në mbarë botën. Falë shkencës u vlerësua se dëmi më i madh vinte nga tymi, katrani dhe hiri, të cilat janë dhe shkaktarët e mundshëm të sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen. Shkencëtarët gjetën dhe mundësitë për reduktimin e tyre.

Alternativat e reja të duhanit pa tym, si cigaret elektronike apo pajisje si IQOS që ngrohin duhanin, eliminojnë totalisht procesin e djegies duke reduktuar deri në 90% substancat e dëmshme.

Reduktimi i riskut edhe në industrinë e duhanit është një strategji e shëndetit publik e bazuar në shkencë, që ul rreziqet shëndetësore për individët dhe për të gjithë shoqërinë lidhur me përdorimin e produkteve të duhanit.

LEXO EDHE:

Back to top button