Rusia e godet Ukrainën me raketa, duke vrarë të paktën 8 njerëz, përfshirë fëmijë

Një valë sulmesh me raketa dhe dronë rusë goditi Ukrainën gjatë natës, duke vrarë të paktën tetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kthehej nga Shtetet e Bashkuara, ku tha se presidenti Donald Trump ishte pajtuar t’i jepte Ukrainës licenca për raketat Patriot.

Zelensky kishte paralajmëruar për një “sulm të madh” rus vetëm disa orë para se ai të ndodhte, duke e nënvizuar para partnerëve perëndimorë të Ukrainës nevojën për raketa Patriot, në mënyrë që vendi të mund të mbrohet nga sulme si ai që Rusia kreu më pas.

“Është e rëndësishme që partnerët tanë ta kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodh dhe se mbrojtja e jetëve varet drejtpërdrejt nga gatishmëria, ose mungesa e gatishmërisë së tyre, për të na ndihmuar me raketa për mbrojtje ajrore”, shkroi ai në një postim në X.

Goditja më vdekjeprurëse ndodhi në rajonin e Dnipros, pranë qytetit të lindjes së Zelenskyt, Krivi Rih, ku një raketë balistike ruse Iskander-M vrau gjashtë njerëz, përfshirë tre fëmijë, dhe plagosi të paktën 10 të tjerë, sipas autoriteteve vendase./REL.

 

LEXO EDHE:

Back to top button