Qytetarët në hall, pandemia vështirëson kontrollet rutinë të zemrës

“Sëmundjet kardiovaskulare janë faktori numër një si në Evropë ashtu dhe në botë për nga niveli i lartë i vdekshmërisë. Në ditën botërore të zemrës, pacientët e vendit presin me muaj të tërë për t’i kryer kontrollet e tyre rutinë, sepse Klinika e Kardiologjisë në Shkup pranon vetëm  rastet urgjente si pasojë e Kovid krizës. Kritikat e pacientëve nuk mungojnë as për cilësinë e shërbimeve e as për pritjet e gjata”.

https://youtu.be/sJBQc9WEMfo

 Gjatë qëndrimit të ekipit të ALSAT në hapësirat e jashtme të Spitalit shtetëror në Shkup, takuam qytetarë të cilët kishin raste urgjente dhe kishin ardhur pa termin, ose me termin prioritet nga ana e mjekut amë.

 “Prej ora 8.00 në mëngjes deri tash jam duke pritur, s’ka asnjëfarë rregulli. Gjithë vijnë përmes lidhjeve që kanë, njëri e kap e fut Brenda njeriun e vet tjetri tjetrin, ti rri prit gjithë ditën.  Jo me termin, sepse isha “rast urgjent” termin me prioritet kisha. As në Afrikë nuk ka kështu. Çfarë shërbimi cfarë dreqi, gjithë me të njohur, kush s’ka njerëz rrinë pret”

 “Vetëm për një letër pres 3 orë. Prita për fletë lëshimin që të iki në shtëpi, 3 orë, nga mëngjesi ai është sistem sportelesh ajo duhet menjëherë të kryhet puna, jo kaq shumë”

“Gruas sime iu përkeqësua gjendja në autobus, pritëm ndihmën e shpejtë gjysmë ore të vijë, prapë këtu pritëm një orë e diçka dhe ja tani e pranuan. Shëndetësia ka dështuar, për askund është, kjo është turp si punojnë kështu. 10:04 Rast urgjent ishte, duhet personi të vdes në karrocë që ta marrin parasysh, pasi të vdes atëherë nuk më duhet më”

 “Djalin e kam si pa dëshirë, e kontrolluan mjekët rezultatin e gjakut isha e mora, nuk jemi tu prit shumë gjatë. Djali ishte në punë, prej pune e kam sjelle pa udhëzim se nuk ndjehej mirë”

 Nga shoqata e mjekëve amë thonë se edhe ata e kanë të vështirë të funksionojnë kur nuk ka terminë të hapura nëpër shumë Klinika. Kërkojnë nga autoritetet që pandemia të mos bëhet pengesë për trajtimin e sëmundjeve të tjera.

Kishim pacientë me pejsmejkër, me stenda që iu anuloheshin terminët. Ajo që është Kovid patjetër të bëhet në ndërtesa të posaçme ndërsa pjesa tjetër e sistemit duhet të funksionojë normalisht sepse nuk ekziston vetëm Kovidi por ka një numër të madh të sëmundjeve”, tha Lilija Collakova Dervishova, Shoqata e mjekëve amë.

Nga Klinika e Kardiologjisë thonë se janë në dispozicion të plotë për qytetarët edhe pse një pjesë e Klinikës funksionon si Kovid qendër, pjesa tjetër punon me kapacitet të plotë. Në një komunikatë të lëshuar nga kjo Klinikë thonë se pacientët kanë pas frikë të paraqiten në kontrollet e tyre të caktuara rutinore dhe se pandemia ka ndikuar shumë keq tek ta.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button