Dita e Alfabetit – 22 Nëntori, ditë jo-pune për shqiptarët në RMV

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kumtoi se, në pajtim me Ligjin për Festa, 22 Nëntori 2021 (e hënë), Dita e Alfabetit shqiptar është ditë jo-pune për qytetarët shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, njëherë, qytetarëve ua uron Ditën e Alfabetit Shqiptar.