Dita e Alfabetit, pushteti uron-opozita kritikon

Në ditën e alfabetit shqip, figurat politike dhe krerët shtetëror adresuan urimet e tyre. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi tha se ky përvjetor i kushtohet Gjergj Fishtës, derisa shton se gjuha si e drejtë hyjnore nuk mund të rregullohet me traktate dhe marrëveshje.


Këtë vit shënojmë 80 vjetorin e vdekjes së të madhit Gjergj Fishta, kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit të cilit, me lejen tuaj, dëshiroj t’ia përkushtoj këtë përvjetor të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe”-tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska në urimin për ditën e alfabetit kujtoi se gjuha amtare është amanet ndër gjenerata.

Gjuha me definicion është mjet komunikimi, por gjuha amtare është amanet. Ajo është fjala e parë të cilën e dëgjojmë kur vijmë në këtë botë dhe të fundit që e themi kur ikim nga kjo botë”-pohoi Irena Stefoska, Ministre e Kulturës.

Opozita shqiptare kritikon nëpërkëmbjen e gjuhës shqipe në 20 vitet e fundit.

 Është e trishtueshme kur shumë titullar institucionesh qofshin edhe ata shqiptar nuk e përfillin gjuhën shqipe. Për këto shkelës ne së bashku krijuam edhe inspektoratin i cili do të dënonte refuzimin e injorimin e gjuhës shqipe, por fatkeqësisht ky institucion udhëhiqet nga një kuadër i një partie politike e cila për dy dekada një gjë premton e një gjë tjetër bën”-theksoi Bujare Abazi, Aleanca për Shqiptarët.

Urime për ditën e alfabetit shqip adresuan edhe krerët shtetërorë, presidenti, kryetari Kuvendi, kryeministri dhe liderët e partive politike. Në Kuvend u bë ndarja e çmimit shtetëror “22 nëntori” fitues të cilit për këtë vit janë profesor Xhevat Lloshi dhe akademik Ali Aliu.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button