Dita e dytë e debatit parlamentar për rishikimin e buxhetit

Dita e dytë e debatit parlamentar për rishikimin e buxhetit. Deputetët e pushtetit dhe opozitës fajësuan njëri-tjetrin lidhur me atë se si shteti e menaxhon situatën me pandeminë Covid-19. Për opozitën, rishikimi i buxhetit do të ketë pasoja negative në ekonomi, varfëria do të jetë edhe më e madhe dhe do të kemi borxh publik që do të jetë e vështirë të shlyhet.

Për deputetët e pushtetit, rishikimi i dytë i buxhetit do ta mbajë aktivitetin ekonomik, do t’i ndihmojë kompanitë dhe qytetarët.

Rishikimi i buxhetit sipas procedurave parlamentare duhet të votohet nga deputetët deri më 3 nëntor. Me rishikimin e ri të buxhetit, të ardhurat në buxhet do të arrijnë në mbi tre miliardë euro, ndërsa shpenzimet mbi katër miliardë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button