Tetovë, policia me kontroll të shtuar rreth masave të reja kundër Covid-19

“Hyrja në fuqi e rregullores së re për mbajtje të maskave edhe në hapësirat publike gjatë ditës së sotme, ka shtuar kontrollet e SPB-së nëpër rrugë”.

Në shënjestër të policisë sot ishin mos-respektuesit e masave, përkatësisht ata që nuk mbanin maskë në ambient të hapur. Ekipi i televizionit Alsat nga afër ndoqi aksionin e SPB-së në Tetovë. Dënimet ishin të shumta, sidomos ndaj vozitësve.

“Më thanë maskën nuk e ke të vendosur por ju siç e shini e kam të vendosur.

Derisa vozitshi a e kishit të vendosur?

“E kisha por në krah”.

“Prej fushe vij nuk mbaj maskë unë. Po jam i imunizuar që nga dimri unë, e kam pas kovidin tani skam nevojë për maskë”.

Për dallim prej shoferëve të cilët nuk mbanin maska, ndërsa ishin në një makinë me persona të tjerë, që nuk ishin të së njëjtës familje, kalimtarët ishin më të disiplinuar.

Ndërkohë farmacitë thonë se vendimi për mbajtjen e maskës edhe në ambient të hapur ka rritur kërkesën për blerjen e tyre.

Kërkesa është rritur por edhe çmimet kanë rënë sikurse ishin më herët”-tha Shaban Emrullai, pronar barnatoreje.

 

Policia paralajmëron kontrolle të shtuara edhe ditët e ardhshme. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka apeluar për respektim të masave anti-covid.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button