Dita e dytë e vitit 2023 i gjeti shumë qytete të ndotura, por edhe të “zhdukura” nga mjegulla

Dita e dytë e vitit 2023 i gjeti shumë qytete të ndotura, por edhe të “zhdukura” nga mjegulla

Gazetare: Evi Shkopi

Kryeqyteti sot është kapluar nga mjegulla, por edhe pjesërisht nga ndotja edhe pse fatmirësisht nuk qëndron në krye të listës. Megjithatë, kemi ardhur deri në “ Vodno” për të parë nëse ka qartësi dhe nëse Shkupi mund të shihet nga këtu. Siç mund ta shihni përveç mjegullës nuk dallohet asgjë tjetër.

Nga Automoto Lidhja e Maqedonisë  bëjnë u bëjnë apel qytetarëve që të drejtojnë automjetet e tyre me kujdes, sepse mjegulla ka ulur dukshmërinë nga 50 deri në 80 metra.

“Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 50 deri në 80 metra në akset rrugore Tetovë – Grupçin, Manastir – Prilep, Kumanovë dhe Shkup – Veles. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në vend të lagësht”, njofton AMSM.

Mjegulla në kryeqytet ka ndikuar edhe në trafikun ajrore. Disa fluturime janë shtyrë e disa të tjera janë anuluar.

“Nga ora 20 në datën 1 janar, deri në orën 9 të mëngjesit të sotëm 9 fluturime u anuluan, 4 u drejtuan në aeroporte të tjera për shkak të shikueshmërisë së dobët si rezultat i mjegullës së dendur në Shkup. I udhëzojmë udhëtarët ta ndjekin faqen tonë të internetit për ndryshime eventuale në orarin e fluturimeve”, thonë nga Aeroporti “Tav”.

Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit Jetësorë tregojnë se Shkupi sot është edhe i ndotur. Banorët e kryeqytetit i ishin drejtuar “Vodnos” se me idenë se atje i pret diçka më e mirë, por përveç mjegullës i priste edhe një trafik i ngarkuar, me kolonë rreth një kilometër.
Sot më të ndotura ishin Berova, Gostivari, Tetova, Prilepi, Manastiri, Strumica, Kërçova, Qendra e Shkupit, Lisiçe, Gjevgjelia dhe Kavadari. Për ndotjen në Gostivar dhe Tetovë ka reaguar edhe Ministria e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimi Hapësinorë, nga ku thonë se në këto dy qytete duhet të hyjnë në fuqi masat pasi është tejkaluar pragu i ndotjes së ajrit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button