Dita e dytë pa humbje jete nga Covidi në Shqipëri

Edhe ditën e sotme nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu. Ndërsa numri i rasteve të reja mbetet minimal, ashtu siç ka vijuar javëve të fundit.