Dita e gruas, për dikë festë për dikë betejë për mbijetesë

Dita e gruas, për dikë festë për dikë betejë për mbijetesë

Gazetare: Evi Shkopi

Përderisa 8 marsi për dikë është festë, për dike tjetër është sfidë për mbijetesë. Në ditën kur shumica e zonjave po festojnë, disa detyrohen që të shtrijnë dorën për të kërkuar lëmoshë.

“Shumë zonja, sot më datë 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare kanë rezervuar që të shkojnë të argëtohen dhe të shënojnë këtë ditë me miqtë e tyre, pra të festojnë. Megjithatë, ka edhe të tjera që në listën e tyre këtë ditë e kanë thjesht një ditë më shumë vuajtje dhe përpjekje për të siguruar kafshatën e gojës. Disa ecin nëpër qytet me buqeta të mëdha në duar, disa të tjera dhurimin e një buqete deri sot nuk e kanë përjetuar asnjëherë”, raporton: Evi Shkopi- Gazetare.
Një prej tyre është edhe Eminja 66 vjeçare, e cila sot në vend të buqetës mbante në duar një kuti kartoni. Nuk priste të merrte lule, por disa denarë për të blerë ushqim.

Gazetarja: Ju pëlqen?

Emine: Të shkëlqyera! Kështu nuk kam marr asnjëherë. Asnjëherë nuk kam pranuar kështu dhurate.”

Ajo e di çfarë ditë është 8 Marsi, por kjo për të nuk bën ndonjë dallim, sepse dje s’kishte për të ngrënë dhe fjeti në rrugë. Pavarësisht se sot ngrihet zëri për të drejtat e grave ajo përjeton të njëjtat vuajtje si ato të një dite më parë.

“Sikur të mos jetë asgjë, sepse unë jam nëpër rrugë. Çfarë 8 Marsi të festoj? Ku ta festoj atë? Unë jam e lumtur që e kemi pritur këtë ditë dhe. Njëherë në vit. Por, kur nuk kam se ku?!”.

Nuk pranoj asgjë, as ndihmë sociale, flejë në rrugë. Shtoj karton poshtë dhe mbulohem edhe me karton. Sot nëse me japin ndonjë para do të kem për të ngrënë, nëse jo do duroj e uritur. Shkoj nëpër shtëpi, i lutem ndonjë gruaje. Kush do, kush nuk do më thotë “ Hajde, hajde, jashtë”, tha Emine- rast social.

U përshëndetëm me Eminen, ajo vazhdoi rrugën e saj në brendësi të Çarshisë, ndërsa ne u drejtuam për në zemër të kryeqytetit për të parë se si ata që po shënojnë këtë ditë e shohin pozitën e gruas në vendin tonë.

“Kjo është për gruan time. Unë jam nga Afganistani, por jetojmë këtu. Kemi një vit e gjysmë këtu. Mendoj se këtu kanë shumë të drejta, krahasuar me Afganinstanin, sepse e dini si është”.

“Këtë e kam blerë për shoqen time. Realisht nuk kanë aq të drejta sa në shtete tjera.”

“Zonjës i dhash para ajo vet le të zgjedh se çfarë do, sepse ajo punon tek ne. Mendoj se më mirë është ashtu. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm, gjithmonë duhet të përpiqen për më shumë të drejta. Sa më shumë barazi, aq më e përparuar do të jetë shoqëria.”
Qytetarët mendojnë se gratë duhet të jenë në më shumë poste kyçe si në pushtetin ekzekutiv ashtu edhe atë lokal. Pikërisht për këtë u debatua edhe në Kuvend ku u tha se ka përmirësim, por jemi ende larg realizimit të plotë të barazisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button