Dita e gjashtë e protestës

Dita e gjashtë e protestës

Ashtu edhe siç ishte parlajmëruar protesta filloi nga Qeveria për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së drejtësisë, e duke përfunduar para Parlamentit.

Opozita maqedonase proteston për të gjashtën ditë rradhazi kundër propozimit francez. Protestuesit kërkojnë që të mos ketë ndryshime kushtetuese, ndërsa të njejtën e ka konfirmuar edhe Mickoski, i cili ka thënë se nuk do të përkrahë ndryshime kushtetuese të çfarë do lloji.

Protesta e sodit është më e qetë. Për dallim prej ditës së djeshme që  pati edhe incidente në sheshin Skenderbej, me çrast u lënduan tre policë, ndërsa u arrestuan 12 persona.

ALSAT, do ju mbajë të informuar përmes lidhjes direkte në FACEBOOK, në lidhje me zhvillimet e fundit nga atje./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button