Dita ndërkombëtare e të moshuarve, Dauti: Të jemi më të ndërgjegjshëm si shoqëri
Dita ndërkombëtare e të moshuarve, Dauti: Të jemi më të ndërgjegjshëm si shoqëri

Me rastin e ditës ndërkombëtare të të moshuarve, në emisionin “Ftesë në Studio” me moderatoren Ilmie Zhaku, sot u diskutua tema mbi kujdesin ndaj moshuarve. Intervista u realizua në ambientet e Kryqit të Kuq në Strugë, me drejtoreshën Adhurime Dauti, e cila theksoi se së bashku si shoqëri duhet ti japim zë dhe të rrisim ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj të moshuarve.
Kryqi i kuq ka koh që ka nisur nje projekt për kujdesin e të moshuarve, ku pothuajse cdo vit praktikohen persona të cilët do të ndihmojnë të moshuarit në nevojë. Dauti theksoi se ky projekt ka ardhur si pasoje e rritjes së nevojës për kujdes, megjithatë numri kujdestarëve është i limituar, teksa kërkesa për kujdesin e të moshuarve nga viti në vit po rritet. Ajo theksoi se në të ardhmen si Kryq i Kuq do të kërkojnë që të trajnohen më shumë kujdestarë. /Alsat.mk