“Djajtë e Kuq” dhe Çellsi në gjah pas sulmuesit të Ipsuiçit

Dy skuadrat angleze, Man. Junajted dhe Çellsi dëshirojnë të përforcohen në repartin e sulmit. Dhe të dy gjigantët anglez, hedhën sytë nga skuadra e Ipsuiçi ku po interesohen për yllin e tyre, Liam Delap. Ai gjithmonë dukej se do të largohej nga Ipsuiçi në afatin kalimtar të verës dhe konfirmimi i rënies së Ipsuiçit përsëri në Championship e bën këtë edhe më të mundshme.

Kjo për shkak se klauzola e lirimit prej 30 milionë funtesh të Delap-it tani është bërë zyrtarisht aktive pas rënies nga kategoria. Junajtedi dhe Çellsi kanë qenë të dytë të lidhur me të dhe dritarja e transferimeve të verës hapet për biznes më 1 qershor.

Delap, ndonëse kaloi një sezon të dobët duke rënë nga Premierligë, ai ishte ndër lojtarët më të mirë të kësaj skuadre ku shënoi 12 gola në 36 paraqitje./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button