“Djajtë e Kuq”, gati planin për dy yjet e Premier Ligës

Pasi kurseu mjaft në merkaton e janarit, ekipi i Man. Junajtedi prëgatitet për një merkato të fuqishme këtë verë. Dhe, sipas të përditshmes britanike “Guardian”, skuadra e Man. Junajtedit do të hyjë në merkato me objektiva të rëndësishëm.

I pari në listë është sulmuesi i shumëdëshiruar nga trajneri Erik ten Hag dhe në krye të listës është Hari  Kejn. 29-vjeçarit i skadon kontrata në verën e viit 2024 me Tottenhamin, ekip ku luan prej vitesh, por ku nuk ka fituar asgjë. Ndaj dhe largimi në rast se do të mungojë rinovimi i kontratës është i pashmangshëm.

“Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë deri në 100 milionë për sulmuesin, një ndër më të mirët në historinë e Premier Ligë. E njëjta situatë edhe me mesfushorin Mejson Maunt, që luan me Çellsin, por që është lënë në harresë pas blerjeve të shumta që “blues” kryen këtë janar.

Kostoja e tij mund të shkojë në 60 milionë euro, madje edhe më pak, duke qenë se ai nis sezonin e fundit të kontratës me Çellsit (skadon në verën e vitit 2024). Pra, dy futbollistë me përvojë në Angli, të dy lojtarë të kombëtares, që do të ishin të mirëpritur te Man. Junajtedit.

LEXO EDHE:

Back to top button