Zherard Pike drejt martesës me partneren 23 vjeçare

Marrëdhënia e Zherard Pike dhe Klara Kia duket se është në rrugën e martesës, pavarësisht se me çfarë po trajtojnë në media duke u fokusuar tek lidhja e tyre dhe Shakira.

Një gazetar i “Fiesta” ka zbuluar se Pike dhe Klara po diskutojnë për temën e martesës, pasi është dëshira e Klara Kia. Diskutimi u zhvillua në një restorant në Barcelonë dhe të pranishëm ishin dëshmitarët. Takimi kishte zgjatur mbi dy orë, ku Zherard Pike dhe Klara Kia ishin të kujdesshëm.

“Ata folën se si Klara do të donte të martohej në këtë moment të jetës së saj. Duke marrë parasysh karrierën e Pike dhe numrin e madh të fansave të tij, Klara dëshiron një martesë private, me familjet e tyre të pranishme”, tha gazetari.

Klara Kia dhe Pike zbuluan lidhjen e tyre në mesin e vitit 2022, pasi ndarja e tij me Shakirën u bë publike.

Pavarësisht se futbollisti dhe këngëtarja kaluan 12 vite bashkë dhe kanë djemtë Milanin dhe Sashën, të dy nuk u martuan kurrë. /Abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button