“Djajtë e Kuq” gati të heqin dorë nga 7 lojtarë!

Trajneri i Man. Junajted, Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm të shesë shtatë lojtarë të njohur të ekipit të parë në afatin kalimtar të janarit. “Djajtë e Kuq” u përforcuan shumë në verë, duke transferuar emra të mëdhenj si Kristiano Ronaldo, Xhadon San­ço dhe Rafael Varane.

Megjithatë, klubi nga “Old Trafford” nuk e ka nisur më së miri sezonin, pasi po has në vështirësi në disa reparte. Megjithëse, trajneri u Unitedit do të detyrohet të merr më të mirën me atë që ka derisa të hapet tregu i janarit, Solskjaer tashmë po bën plane për të mbledhur fondet e kërkuara për të blerë një mesfushor.

Por, për ta bërë një transferim tjetër të ri dhe të madh, Unitedi duhet të largojë disa lojtarë të cilët nuk kanë gjasa të luajnë një rol të madh në planet e tij.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, shtatë lojtarë të “Djajve të Kuq” janë në rrezik të largohet kur të fillojë afati kalimtar dimëror.

Doni van de Beek, Xhesi Lingard, Fil Xhons, Erik Bailli, Entoni Marsial, Diogo Dalot dhe Aleks Telles janë emrat me të cilët Solskjaer është i lumtur të ndahet.

LEXO EDHE:

Back to top button