“Djajtë e Kuq” kanë dy obcione për zëvëndësimin e Ronaldos

Viktor Osimhen dhe Goncalo Ramos janë disa nga opsionet e sulmit që po konsiderohen nga Man. Junajted për tu transferuar gjatë verës, por gjiganti anglez po përgatitet që të ketë rivalë nga Premier Liga për transferimin e dyshes në fjalë.

Junajted po synon që ta transferojë një sulmues gjatë merkatos verore, pasi që e solli në janar Vout Veghorst në formë huazimi nga Burnli, për ta zëvendësuar Kristiano Ronaldon. Skuadra e Erik ten Hag përballet me faktin që do të paguajë mbi 110 milionë euro për të transferuar njërin nga dy futbollistët, Osimhen ose Ramos në ‘Old Trafford’.

Osimhen ka qenë pjesë kyçe e suksesit të Napolit këtë sezon, me nigerianin që e ka ndihmuar skuadrën e tij të ketë një diferencë prej 12 pikësh si lider në tabelën e Serie A.

Në anën tjetër, Benfika raportohet se po i ofron një rritje page Ramosit për ta shpërblyer për paraqitjet e tij të fundit, dhe një marrëveshje e re do t’ia zgjaste kontratën portugezit përtej vitit 2025, gjë kjo që do t’ia rriste vlerën e klauzolës së tij, e cila momentalisht është afro 115 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button