Pavarësisht statusit që ka në “San Siro” si lojtar titullar, kroati Marselo Brozoviç, ka vetëm edhe tetë muaj kontratë të mbetur. Kjo ka ndezur interesimin e Mançester Junajtedit për të marë kroatin në janar ose në verën e ardhshme.
Sipas InterLive, gjiganti i Seria A është duke përgatitur një ofertë luksoze për Brozovic për ta bindur të rinovojë kontratës. Por, kërkesat e Brozovic janë të larta, andaj edhe klubet e tjera janë duke shikuar mundësinë për ta bindur agjentin të mos rinovojë, duke theksuar se janë gati të ofrojë komision të madh.
Man. Junajtedi është një ndër skuadrat që kërkon mesfushor, e vlerëson kroatin si futbollistin e duhur, ngase siç dihet edhe e ardhmja e Pol Pogba, duket se është larg “Old Traford”. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Brozovic do largohet nga Inter, ngase në të kaluarën ka raportuar se është i lumtur te “Neurazzurët”.








