Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero ka reaguar pasi u konfirmua që do jetë jashtë fushës edhe për tre muaj. Argjentinasi kishte probleme në zemër gjatë ndeshjes ndaj Rajo Valejkano, ku u dërgua direkt në spital. Barcelona para disa orëve konfirmoi që Aguero do mungojë për tre muaj.
“Lojtari i Barçës, Kun Agüero, i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr. Josep Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, shkroi klubi.
Së fundmi edhe futbollisti ka falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe.
“Jam mirë dhe gati që të përballem me procesin e shërimit. Dua të falënderojë të gjithë për mesazhet e mbështetjes dhe dashuri që më bëtë më të fortë”, shkroi Aguero.








