VIDEO / Bardhi dhe Levante pësojnë disfatë nga Granada

Me duelin mes Levantes dhe Granadës, është mbyllur xhirojë e 12-të në La Liga, ku Enis Bardhi dhe bashkëlojtari i tij, u mposhtën bindshëm me rezultat të lartë 0-3.

Mysafirët paralajmëruan fitoren në fazën e hershme të kësaj ndeshjeje, ndërsa German Sançez në minutën e 7-të ishte lojtari që i solli gëzimin e parë skuadrës së tij. Në fund të pjesës së parë Granada rriti epërsinë në 2-0 dhe golashënues ishte Luis Suarez në minutën e 38-të. Rezultati përfundimtar u vendos nga Antonio Puertas, në minutën e 69-të.

Levante pas kësaj disfate mbetet në zonën e rënies me vetëm gjashtë pikë, ndërsa Granada me njëmbëdhjetë pikë është në pozitën e katërmbëdhjetë.

LEXO EDHE:

Back to top button