Ronald Kumani nuk i falë asnjë cent Barcelonës

Sipas mediave në Spanjë, trajneri holandez, Ronald Kuman, ka vendosur që mos të falë Barcelonën dhe do të detyrojë skuadrën katalonase të paguajë atë që është në kontratë, deri në centin e fundit. Klubi duhet t’i paguajë 12 milionë euro në periudhën e ardhshme. Por kriza financiare po i detyron katalanasit të negociojnë për më pak. Flitet se i kanë ofruar shtatë apo tetë milionë euro, por kanë marrë përgjigje negative.

Menjëherë pas largimit të Kumanit, stoli u mbush nga Serhi Barhuan, i cili do të drejtojë përkohësisht skuadrën A. Situata me Çavi Hernandezin në “Al-Sad”, pritet të zgjidhet dhe më pas legjenda të rikthehet në “Kamp Nou”.

Barça po lufton në Ligën e Kampionëve, ndërsa në Primera ka shënuar tri humbje dhe është në pozitën e nëntë.

LEXO EDHE:

Back to top button