“Djajtë e Kuq” kërkojnë të forcojnë ekipin me “yllin” e Bajernit

Prej disa vitesh tashmë “Djajtë e Kuq” të Man. Juanjtedit nuk po arrijnë të gjejnë “shkëlqimin” e dikurshme, me investimet nga bordi i klubit që kanë kapur shifra marramendëse, por ende në “Old Trafford” nuk po vjen një trofe madhor, që prej atij të Ligws Europa të fituar nga Hoze Murinjo në finalen e vitit 2017 ndaj Ajaksi.
Ky sezon nuk duket të ketë dallim nga këta të fundit, teksa deri më tani “Djajtë” e Ten Hag nuk kanë arritur të sigurojnë më shumë se 2 fitore në Premier Ligw, duke humbur 3 të tjera, të 3-ja ndaj rivalëve direkt, ndërsa mbrëmjen e sotme do të bëjnë “debutimin” në Ligwn e Kampionwve ku do të përballen në orën 21:00, ndaj “bavarezëve” të Bajern Munihut.
Pikërisht nga këta të fundit pritet të vijë dhe investimi i radhës në merkato, me bordin e “të kuqve” që pëlqen shumë stilin e lojës së “fantazistit” të sulmit, Serzh Gnabri, me këtë të fundit që e njeh mirë kampionatin anglez të futbollit, Premier Ligwn.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, “Djajtë e Kuq”, janë të gatshëm të ofrojnë plot 50 milionë euro në verën e vitit 2024 për kartonin e 28-vjeçarit, i cili deri më tani njihet si një ndër më të mirët e skuadrës së Bajernit, por edhe kombëtares gjermane. /abcnews/