“Djajtë e Kuq” kërkojnë trajnerin e Çellsit

Mançester Junajtedit duan të afrojnë trajnerin e Çellsit, në një situatë kur këta të fundit gjenden në kaos. ‘Dailystar’ bën të ditur se Junajted duan të firmosnin me Tushellin para fundit të sezonit.

Trajneri gjerman korri suksese të mëdha me Çellsin, duke fituar edhe Ligën e Kampionëve në kampanjën debutuese me ‘Blutë’. Tani, gjermani prinë listën e dëshirave të Junajtedit për stolin, duke lënë prapa emra si Maurisio Poketinjo e Zhulien Lopetegi.

Trajneri gjerman, Tomas Tushel ka barazuar një rekord në Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj francezëve të Lillës. ‘Blutë’ kanë avancuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur skuadrën e Lilles, në të dyja ndeshjet. Kjo i vendos një rekord trajnerit gjerman, Tushel, i cili tashmë barazohet për numrin më të madh të fitoreve në 50 ndeshjet e para në këtë kompeticion.

Tushel ka 32 fitore në Ligën e Kampionëve, aq sa ka edhe ish-trajneri i Bajern Munihut, Jup Henkes. Gjithsesi, Hejnckes kishte drejtuar vetëm 47 ndeshje në këtë format, para pensionimit të tij. Zinedin Zidan mbetet pas Tushellit, me 31 fitore në 50 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button