Los Anxhelos Lejkers edhe një hap më larg “Play Off”-it

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers janë mposhtur përsëri, kësaj radhe nga Minesota Timbervolvs, me rezultatin 124:104.

Te skuadra e Minesota, më i dalluari ishte Karl Entoni Taunns, me 30 pikë të shënuara. Ai kishte përqindje maksimale në saktësinë nga gjuajtjet e lira, me realizimin e se saktë të 13 tentimeve. Në anën tjetër, te Lejkersi, si gjithmonë lider ishte LeBron Xhejms. Kësaj radhe ai shënoi vetëm 19 pikë, duke shtuar edhe pesë kërcime dhe 4 asiste.

Lejkers shkojnë tashmë në një rekord prej 29-40, me 9-23 në udhëtim, andaj mund të thuhet se ‘Play Off’ duket larg për ta.

LEXO EDHE:

Back to top button