“Djajtë e Kuq” kontaktojnë Dibala-n, konfirmohet largimi i Ronaldos

Man. Junajted është në kontakt me agjentin e Paulo Dibala-s në një përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas. Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” u tronditën kur Kristiano Ronaldo shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga “Old Trafford” përpara sezonit të ardhshëm. Sulmuesi portugez është i frustruar nga mungesa e aktivitetit të transferimit të klubit këtë verë dhe thuhet se nuk është pajtuar me vendimin për të emëruar tre trajnerë me radhë pas shkarkimit të Ole Gunar Solskjaerit, në nëntorin e kaluar.

Por, 37-vjeçari është gjithashtu i etur për të luajtur sërish në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi është paraqitur në garë për 19 sezonet e fundit radhazi. Trajneri i ri Erik ten Hag, i cili pasoi postet e përkohshme të Majkkëll Kerikut dhe Ralf Rangnikut në këtë verë, nuk ka bërë ende një nënshkrim në afatin e transferimeve, pavarësisht se ka flirtuar me lëvizjet e mundshme për Frenkie de Jong dhe Tyrell Malasia.

Së fundit, sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, drejtuesit nga “Old Trafford” kanë folur me përfaqësuesit e Dybala-s në një përpjekje për të rënë dakord për një marrëveshje me 28-vjeçarin dhe besohet se Arsenali gjithashtu e ka kontaktuar.

Gazeta italiane pretendon se Interi, Totenhami dhe Napoli janë gjithashtu të interesuar për të siguruar nënshkrimin e tij, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ata kanë zhvilluar ende bisedime me agjentin e sulmuesit, Horhe Antun.

LEXO EDHE:

Back to top button