“Djajtë e Kuq” me ofertë konkrete për sulmuesin e Napolit

Drejtuesi dhe pronari i Napolit, Aurelio De Laurentis, së fundit ka zhvilluar një takim të fshehtë në lidhje me merkaton, ku është takuar me agjentin e sulmuesit Osimhen.

Agjenti i ka raportuar bosit të Napolit se ekipi anglez i Mançester Junajtedit është interesuar për sulmuesin nigerian dhe se ka shpalosur një ofertë.

Sipas “La Republica”, “Djajtë e Kuq”, kanë ofruar në tavolinë një shumë marramendëse prej 100 milionë euro. Tani mbetet që në ditët në vijim të përgjigjet kësaj ofertë edhe numri një i Napolit.

LEXO EDHE:

Back to top button