“Djajtë e Kuq” ndajnë 100 mln euro, Ten Hag ka 5 propozime

“Djajtë e Kuq” janë të vendosur të transferojnë një sulmues që kushton mbi 100 milionë euro, pasi është kërkesë e trajnerit Erik Ten Hag.

Klubi nga “Old Trafford” së shpejti mund t’i mbush arkat me para nëse Sheikh Jasim, e blen, dhe dëshira e tij e parë është superylli i Paris Sen Zhermeni,  braziliani Nejmar. Por në krye të listës së trajnerit Erik Ten Hag është sulmuesi i Totenhamit, Hari Kejn. Madje tifozët e Man. Junajtedit e kënduan Kejnin në barazimin e tyre 2-2 ndaj Totenham, pasi trajneri Ten Hag e kishte quajtur atë “një lojtar dhe personalitet i madh”.

 

“Të gjithë e dinë dhe nuk është sekret që për një kohë të gjatë dhe për një sezon të tërë kemi pasur mungesë të Nr 9. Largimi i [Cristiano] Ronaldos, atëherë Antoni Martial shpesh nuk ishte i disponueshëm, Xhadon Sanço shpesh nuk ishte i disponueshëm. Pra kemi mungesë të lojtarëve të vijës së parë”, kishte deklaruar Ten Hag.

Man. Junajted dëshiron të bashkojë Hari Kejn dhe Markus Rashfordin sezonin e ardhshëm. Rashford po shijon sezonin e tij më të mirë me gola, ku deri tani ka shënuar 29.

Përveç Kejnit, në listë janë edhe emra si: Viktor Osimhen (Napoli), Xhonatan David (Lille), Rasmus Hojlund (Atalanta), Tami Abraham (Roma) dhe Dushan Vlahoviç (Juventus).

Osimhen në veçanti, si në Serinë A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, është dukur si qendërsulmuesi i nivelit të lartë për të cilin United ka nevojë. Por as nigeriani nuk kushton më pak se 100 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button