Milani shkon në Spanjë, nxitet nga talenti 18 vjeçar

Skuadra e Milanit ka mësuar nga gabimet e tij, ka kuptuar se pa shfrytëzuar nga merkato nuk do të shkosh askund. Kështu klubi kuqezi fillon të punojë për përforcimet e radhës shumë kohë përpara hapjes së merkatos së verës. Ka një lojtar 18-vjeçar që zgjon në masë të madhe kureshtjen e Maldinit dhe Massara. Ai është Ivan Fresneda, mbrojtësi i djathtë i Real Valladolid i konsideruar si një nga talentet më premtues në Spanjë.

Për të zbuluar interesin e “kuqezinjve” për talentin e ri është “Sky Sport”, me Milanin që synon të bëjë një tentativë. Nga ana e tij, Fresneda do të sillte freski në skuadër dhe një hap të rëndësishëm edhe në krahun tjetër, krahun e djathtë, i cili tashmë ka mbetur nën kontrollin e vetëm të Kalabria-s. Maldini dhe Massara, pra, do të synonin të insistonin në negociata duke treguar kështu interesin e fortë për talentin.

E vetmja pengesë? Konkurrenca.

Profili i Ivan Fresneda është i njohur në nivel europian dhe ka disa klube që kanë shprehur interesimin e tyre që në janar. Mes tyre janë Juventus, si dhe Borusia Dortmund, Njuksaëll dhe Arsenali. Prandaj, për ta siguruar atë, Milani do të duhet të shkojë deri në fund dhe të sfidojë klubet me një fuqi ekonomike sigurisht më të rëndësishme.

LEXO EDHE:

Back to top button