“Djajtë e Kuq” nuk e lëshojnë Sabitzerin, planifikojnë blerjen e kartonit

" "

Marsel Sabitzer është bashkuar me Man. Junajtedin në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit si huazim nga Bajern Munihu. Mesfushori austriak pritet të rikthehet në verë te Bajerni, pasi huazimi i tij është gjashtë mujor.

Megjithatë “Djajtë e Kuq”, po planifikojnë blerjen përfundimtar të austriakut, i cili ka shkëlqyer në “Old Traford” në këto tre muaj qëndrim. Sabitzer deri më tani ka zhvilluar 13 ndeshje me fanellën e “Djajve të Kuq”, ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Trajneri I Man. Junajtedit, Erik Ten Hag është i kënaqur me paraqitjen e austriakut dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit blerjen përfundimtare të tij.

Pas një viti e gjysmë të vështirë në Munih, Sabitzer është i gatshëm të mbetet në “Old Traford”, ku ka gjetur besimin e duhur. Për transferimin e përhershëm të 29-vjeçarit austriak, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë 29 milionë euro, shumë që pritet ta kënaq Bajernin që kishin investuar 15 milionë euro në vitin 2021 për blerjen e tij nga Lajpcigu.

LEXO EDHE:

Back to top button