“Djajtë e Kuq”, oferta përfundimtare për mesfushorin e Barcës

Mançester Junajtedi, mbetet akoma i interesuar të nënshkruaj me yllin e Barcelonës, Frenkie De Jong.

‘’Djajt e Kuq’’, po synojnë ta forcojnë mesfushën e tyre, ata kanë gati ofertën përfundimtare qe ta bindin mesfushorin holandez të nënshkruaj me ta. Sipas gazetës ‘’Sport’’, Junajted nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori, ku oferta e radhës do të jetë shumë e mirë për t’u refuzuar nga të dyja palët.

Mësohet se gjigandët e Premier Ligës, janë të gatshëm ta bëjnë De Jong-un lojtarin e tyre më të paguar, me një pagë marramendëse nga 450 mijë funte në javë dhe po ashtu të arrihet marrëveshje qe Barcelona t’i paguaj 17 milion funte lojtarit nga pagat e shtyra.

LEXO EDHE:

Back to top button