" "
Man. Junajted rindezi ato pak shpresa që ka në garën për titull duke e ngushtuar në 8 pikë diferencën me Man. Sitin që është në pozitën e liderit në 6 javë para fundit të Premier Ligës. Për të marrë fitoren e 5-të radhazi skuadra e Solskjaer mposhti 3-1 Burnlin në stadiumin “Old Trafford” në një ndeshje të dominuar nga “Djajtë e Kuq”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërkohë që në fraksionin e dytë shkëlqeu talenti Grinvud, autor i 2 golave ndërkohë që në fund realizoi edhe Edinson Kavani.
Për Burnley-n ndërkohë barazoi përkohësisht shifrat Tarkovski.








