“Djajtë e Kuq” tallen keq me rivalin e qytetit pas debaklit të tyre ndaj Sportingut

Tifozët vunë re mënyrën e shkëlqyeshme se si Man. Junajted u tall me rivalët e tyre të qytetit, Man. Siti, pas debaklit të tyre në Ligën e Kampionëve.
Vitet e fundit, madje edhe në dekadën e fundit, Junajted nuk ka pasur shumë shanse të tallet me rivalin e tyre më të madh të qytetit që dominon futbollin anglez dhe atë evropian. Mirëpo, mbrëmë kanë shfrytëzuar rastin e parë të tillë.
Man. Siti përjetoi një debakël të madh në Ligën e Kampionëve pasi u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 4-1. Trajneri i tyre, Ruben Amorim, po numëron orët e fundit në stolin e asaj skuadre dhe së shpejti do të kalojë te “Djajtë e Kuq”. Ata e përdorën atë në “Old Trafford” për të tallur rivalin e tyre të qytetit në një mënyrë të shkëlqyer, pa shkruar as një shkronjë për atë lojë.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Sporting – Man. Siti, skuadra e “Djave të Kuq”, publikoi sërish të njëjtin njoftim si pak ditë më parë kur Amorim u njoftua zyrtarisht si trajneri i ri i Man. Junajtedit.