“Djajtë” e Milanit janë në kërkim të një sulmuesi te Sportingu

Milani po mendon për sezonin e ri, teksa gjatë verës pritet të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme. Reparti sulmit mbetet kryefjalë, me Paris Sen Zhermenin që vazhdon të ndjekë me interes portugezin, Rafael Leao-n, me francezët që e shohin si pasuesin ideal të Mbape-s, teksa Zhiru ende nuk ka rinovuar dhe zërat për largimin e tij drejtë MLS po shtohen nga dita në ditë dhe Jovic ende nuk ka bindur drejtuesit.

Në këtë situatë, “kuqezinjtë” po studiojnë tregun dhe kanë kthyer fokusin nga Sportingu Lisbon, skuadër me të cilën italianët kanë pasur marrëdhënie edhe në të kaluarën, me “bomberin” suedez, Viktor Gyokeres, që është kthyer në objektivin e merkatos, teksa te Milani e shohin atë si të duhurin për të përforcuar repartin e sulmit, por duhet theksuar se për shërbimet e 25-vjeçarit janë disa skuadra në garë.

Suedezi po kalon një super sezon të Sporting, me Gyokeres që ka shënuar 36 gola në 42 ndeshje, si dhe ka dhuruar 15 asistime në të gjitha kompeticionet, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 60 milionë euro dhe sulmuesi ka kontratë me portugezin deri në verën e vitit 2028.

Klubi pritet që të bëjë kontaktin e parë për shërbimet e sulmuesit, kjo edhe për tu parë se sa reale janë mundësit për këtë transferim, mirëpo, suedezi nuk është i preferuari i vetëm, teksa në listën e “Djajve” të Milanos, nuk mungojnë as emrat e Xhoshua Zirkzee, Xhonatan David e Benjamin Sesko.

LEXO EDHE:

Back to top button