Djali 12-vjeçar i Lionel Mesit debuton në Argjentinë

Me të njëjtin numër si babai i tij, numri 10, e njëjta fanellë rozë, ajo e Inter Majamit. Tiago Mesi, djali i madh i yllit të futbollit botëror, ka debutuar në turneun “Newell’s Cup” në qytetin argjentinas të Rosarios. 12-vjeçari u përball me nikoqirët, duke humbur 1-0 në kompeticionin e rezervuar për lojtarët nën 13 vjeç.

Tiago luajti së bashku me Benjamin Suarez, djalin e sulmuesit uruguajan Luis Suarez, shoku i skuadrës së Leo Mesit në Majami, si dhe në vitet e kaluara te Barcelona. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë.

E ëma e “djalit të artit”, Antonela Rokuzo dhe disa anëtarë të familjes së tij, mes tyre gjyshërit Horhe Messi dhe Selia Kuçitini, ishin të pranishëm në tribuna për të mbështetur vogëlushin, i cili mban mbi supe një mbiemër shumë të rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button