Djali i Bolsonaros infektohet me koronavirus


Flavio Bolsonaro, djali më i madh i presidentit brazilian, Zhair Bolsonaro, është pozitiv me koronavirus.

Zyra e senatorit nga Rio de Zheneiro kumtoi se Flavio Bolsonaro është pozitiv dhe se ai nuk ka simptoma, transmetoi CNN.

Flavio Bolsonaro punon nga shtëpia dhe merr ilaçin hidroksiklorokinë, përdorimi i të cilit në trajtimin e koronavirusit përkushtohet babai i tij, megjithëse nuk ka prova shkencore, shton rrjeti televiziv amerikan.

Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro gjithashtu u testua pozitiv me koronavirus më 7 korrik, ndërsa në Tuiter njoftoi më 25 korrik se ishte negativ.

LEXO EDHE:

Back to top button