Qeveria kërkon ndjekje penale për firmat që morën subvencione dhe nuk paguan punëtorët gjatë pandemisë


Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i kontrollon punëdhënësit që abuzuan me ndihmat shtetërore dhe nuk ua dhanë pagat punëtorëve të tyre. Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë kërkon përgjegjësi penale nga gjithsej 229 pronarë të këtyre kompanive. Çështja tashmë është shpërndarë te prokurori kompetent.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsionin

“Pas analizës së pretendimeve për rastin në fjalë, prokurori publik do të vendosë për procedurën e mëtejshme dhe çfarë veprimesh do të ndërmarrë. Prokurorët publik, në përputhje me ligjin, mund të kërkojnë që të ndërmerren veprime të duhura nga institucionet e tjera, si dhe angazhimin e hetuesve nga ana e tyre.”

Lista e parë e kompanive që nuk kanë paguar ishte 708, por Qeveria vendosi t’u jepte atyre një afat për t’i paguar punëtorët, kështu që lista u përgjysmua në 229 kompani. Përgjegjësi penale do të kërkohet për pronarët dhe drejtorët e tyre. Paraprakisht, DAP njoftoi se rreth 3,750 ndërmarrje ulën pagën minimale për gati 53 mijë punëtorë dhe kanë paguar një total prej 1.5 milion euro më pak. Alsat u përpoq të merrte përgjigje nga DAP-i, Ministria e Punës dhe Inspektorati i Punës cili është numri i fundit i kompanive që kanë paguar pagë minimale më të ulët dhe nëse do të kenë një lloj përgjegjësie për këtë, por secili nga këto institucione përgjegjësinë e hidhte tek të tjerët.

Andre Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button