Djali i Kimi Raikonenit “piloton” një Ferrari në simulator

Ishte viti 2018 kur Kimi Raikonen pilotoi për herë të fundit Ferrarin në Formula 1. Gjashtë vjet më vonë, një anëtar i familjes së tij është kthyer pas timonit të “kokëkuqes”, qoftë edhe virtualisht. Robin, djali i ish-kampionit të botës KImi Raikkonen, e vuri veten në provë makinën italiane, pak hapa larg nga pista e Fioranos, ku ndodhet simulatori i drejtimit.

Një test argëtues nën sytë e babait të tij Kimi, por edhe tregues i potencialit të shprehur nga fëmija, i cili do të mbushë 9 vjeç më 27 janar. Testi në simulator u shfaq në mediat sociale nga vetë Raikkonen, pilot ii fundit që ka fituar titullin kampion me Ferrari në Formula 1.

Raikkonen ka postuar një video në të cilën ndjek ecurinë e djalit të tij mes krenarisë dhe kuriozitetit, ndërsa Robin ka pilotuar me shumë natyrshmëri. Finlandez shprehu mendimet e tij.

“Ditë e shkëlqyer me Robin në Maranello. Robin e shijoi vërtet ndjesinë realiste të shpejtësisë të ofruar nga simulatori dhe sigurisht pati një stërvitje të mirë për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu pata mundësinë të provoja simulatorin dhe më lanë shumë përshtypje saktësia dhe ndjesitë”, tha Kimi Raikkonen.

Më pas, babai dhe i biri sfiduan njëri-tjetrin në një garë me kohë. Kimi thotë me një nuancë ironie.

“Isha akoma pak më i shpejtë se Robin, por jo shumë. Djali është i shpejtë,” tha mes tjerash Kimi.

Raikkonen Jr, në fakt, hyri në botën e garave në vitin 2019 dhe iu desh shumë pak për t’u ngjitur në podium. Një dëshmi e talentit të tij të parakohshëm. Gjatë qëndrimit në Itali, Robin pati mundësinë të shihte Ferrari F2007 me të cilin babai i tij Kimi fitoi titullin 17 vjet më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button