Djali i LeBron Xhejmsit lë spitalin pas arrestit kardiak

Broni Xhejms, djali i basketbollistit LeBron Xhejms, ka lënë spitalin “Cedars-Sinai Medical Center”, ku ishte shtruar për shkak të një arresti kardiak. Tashmë 18-vjeçari ndodhet në shtëpi pranë familjarëve të tij, ndërkohë që paniku i dy ditëve më parë ka kaluar.

Djaloshi mbërriti në spital i pavetëdijshëm për atë që ndodhi, por i stabilizuar dhe pa probleme neurologjike. Sipas një zëdhënësi të familjes, i riu ka qëndruar vetëm 48 orë në spital dhe tashmë po vijon mjekimin pranë familjarëve të tij. Pas kësaj ngjarje, ka folur për herë të parë LeBron James, që ka falënderuar të gjithë personat që janë lutur për shërimin e shpejtë të djalit të tij.

“Dua të falënderoj personat e panumërt që kanë drejtuar drejt familjes tonë lutje dhe dashuri”, tha “King” Xhejms.

 

“Tani të gjithë jemi më mirë. Familja jonë është e bashkuar, e shëndoshë dhe ndjejmë dashurinë tuaj dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Kur të vijë momenti do t’ju them të tjera gjëra, por tani dua t’ju falënderoj të gjithëve për ndihmën tuaj”, u shpreh LeBroni.

LEXO EDHE:

Back to top button