“Do jap shpirtin derisa të shpallem kampion bote”

Boksieri shqiptar, Florian Marku vazhdon të jetë i pamposhtur. Në tetë ndeshje, shqiptari ka fituar shtatë, gjashtë prej tyre me nokaut dhe një barazim.  Së fundmi, Marku mposhti Rajan Çarlton, duke bërë që skuadra e tij të hedh peshqirin, pra në shenjë dorëzimi. Marku ka postuar një video të pwrballjes kundër Çarltonit, derisa në mbishkrim bëri premtimin duke shkruar se do jep shpirtin derisa të bëhet kampion i Botës.

 

“Unë ju premtoj të gjithëve që do jap shpirtin deri sa të arrij ëndrrat e mia, të shpallem kampion bote”, shkroi ai.

Ndërkohë, Marku me ngulm është duke kërkuar ndeshjen ndaj britanikut, Konor Ben, ky i fundit është duke e refuzuar vazhdimisht.

LEXO EDHE:

Back to top button