Fiton Sevilja, vendasit asnjë goditje në portën kundërshtare!

Futbollistët e Seviljës mposhtën si mysafirë skuadrën Osasunës në ndeshjen e fundit të javës së 24 të La Ligës spanjolle me rezultat 2:0 (1:0). Me këtë fitore, Sevilja kaloi Barcelonën në tabelë dhe arriti në vendin e tretë me 48 pikë. Kjo është fitorja e gjashtë e Seviljës radhazi në La Liga, dhe ata nuk kanë pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit.

 

Sevilja erdhi në epërsi me golin e Diego Karlosit në minutën e 19-të, pas asistimit të Xhordanit. Luk de Jong dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të, pas asistimit të Munir El Hadadit. Ndërkohë skuadra vendase, Osasuna e përfundoi ndeshjen pa asnjë goditje brenda portës kundërshtare.

LEXO EDHE:

Back to top button