Dikur fanse e tij, Selvija qenka rritur me këtë këngë të Shpat Kasapit

Shpat Kasapi ishte i ftuar për herë të parë në një intervistë me partneren e tij, Selvijen në emisionin “Roped With Olsi”. Çifti treguan detaje të shumta nga lidhja e tyre, që nga njohja e deri tek planet për fëmijë.

Selvija rrëfeu se me Shpatin është njohur për herë të parë kur Shpati e mori si grimiere për një nga videoklipit e tij dhe pas atij takimi lindi një miqësi mes tyre, që më vonë u shndërrua në dashuri.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, rrëfeu Selvija.

Por, para se të bëheshin miq, Selvija ishte fanse e këngëtarit! Këtë e ka treguar ajo vetë në një postim në InstaStory, teksa ka ripostuar videon e Rezart Veleshnjës.

Ky i fundit i shkruan krahas këngës “Kush të ndau prej meje”: “Hë moj motër, e sheh këtë gjimnazistin tek hekurat e shkollës”.

Ndërsa Selvija ia ka kthyer: “Eh vëlla, me këtë këngë jam rriturrrr”

LEXO EDHE:

Back to top button