Do ndalohet aborti pas javës së 6, guvernatori i Floridës nënshkruan projektligjin

Do ndalohet aborti pas javës së 6, guvernatori i Floridës nënshkruan projektligjin

Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis, ka nënshkruar një projektligj që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javësh, duke hapur rrugën për ndryshime drastike.

Kundërshtarët argumentojnë se gjashtë javë janë shumë shpejtë dhe shumë gra mund të mos e kuptojnë se janë shtatzënë.

Ligji nuk do të hyjë në fuqi derisa një gjykatë të vendosë mbi një sfidë ligjore të vazhdueshme ndaj ndalimit ekzistues 15-javor.

“Ne jemi krenarë që mbështesim jetën dhe familjen në shtetin e Floridës”, tha guvernatori në një deklaratë.

Ai pretendoi se ligji do të “mbronte dinjitetin e jetës njerëzore dhe do ta transformonte Floridan në një shtet pro-familjes”.

Shteti ka qenë një strehë e sigurt për ata që kërkojnë abort në juglindje të vendit që kur Roe v Wade, që u dha grave në SHBA të drejtën kushtetuese për abort, u përmbys vitin e kaluar .

Kufiri aktual 15-javor i shtetit për abortin është një nga më të butë në juglindje, me shumë që udhëtojnë nga shtete të tjera në Florida për të kryer procedurën.

Ndalimi prej gjashtë javësh bën përjashtime për abortet në rastet e përdhunimit ose incestit, për sa kohë që gruaja mund të sigurojë dokumente të tilla si një raport policie ose një urdhër ndalimi.

DeSantis nënshkroi projektligjin të enjten vonë në mbrëmje, vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Republikanët e Florida miratoi ndalimin të enjten, me 70 vota pro dhe 40 kundër. Ai u miratua në Senatin e shtetit më 3 prill.

LEXO EDHE:

Back to top button