Krim makabër në Pejë, djali vret nënën e tij

Krim makabër në Pejë, djali vret nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij.

Nga Prokuroria, mësohet se djali ka privuar nga jeta nënën e tij në lagjen Kapeshnicë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Krimi makabër në Pejë dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës i ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.

Tmerri i kësaj ngjarje bëhet akoma më i rëndë për shkak të dyshimit se pas kryerjes së krimit, gjaku i viktimës u pi nga djali i saj, i dyshuari për vrasjen e nënës së tij.

Mes tjera, Policia bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

LEXO EDHE:

Back to top button