Do sulmonin një sinagogë, 4 të arrestuar në Gjermani, mes tyre një i mitur

Policia gjermane ka vënë në pranga 4 persona, mes të cilëve dhe një 16 vjeçar, të cilët dyshohet se po përgatisnin një sulm ndaj një sinagoge në Gjermani në ditën e shenjtë të Yom Kippur.

- Advertisements -

Arrestimet u bënë pikërisht në ditën më të rëndësishme të Judaizmit, dy vjet pasi një sulm i ngjashëm ndodhi në një tjetër qytet gjerman.

Policia mori në ruajtje sinagogën në Hagen dhe të gjitha shërbesat e planifikuara u anuluan.

Sipas ministrit të Brendshëm të shtetit North Rhine-Ëestphalia, autoritetet kishin informacione të sakta dhe të imtësishme për sulmin në sinagogë. Policia kontrolloi të gjithë zonën përreth objektit të shenjtë, por nuk gjeti asgjë të dyshimtë.

LEXO EDHE:

Back to top button